Të shtunën në Ulqin: KONFERENCA SHKENCORE “GJUHA DHE KULTURA E SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI”

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë konferencën shkencore me temë “Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Malin e Zi”, që do të mbahet në Ulqin, më 24 maj 2025.

Qëllimi i konferencës është që krahas vënies në pah të të arriturave të shqiptarëve në Malin e Zi në fushat e gjuhës dhe kulturës, përmes një analize shkencore shumëdimensionale t’i identifikojë, vështrojë dhe analizojë problemet dhe dukuritë në këto fusha, shkaqet e gjendjes ekzistuese dhe pasojat për të ardhmen, duke ofruar edhe ide për zgjidhjen e tyre.

Në konferencë do të paraqiten 13 kumtesa të studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa artikujt e lexuar do të botohen në një përmbledhje të posaçme.

Mbajtjen e konferencës shkencore e kanë mbështetur Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi