Gjatë kësaj fundjave Ulqinakët do të mund të ndjejnë shpirtin e kohëve të vjetra në Oldtajmer fest Ulqin 2014.
Ky manifestim tashmë tradicional mbahet të shtunën më 6 korrik, gjegjësisht për të shtatën herë, në organizim të Oldtajmer klubit “Olcinium”, e me përkrahje të Organizatës turistike të Ulqinit.
Në këtë tubim, siç është paralajmëruar, do të ketë pjesëmarrës nga shtete të shumta evropiane.