Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës do të organizojnë përurimin e kompletit të veprave të poetit, studiuesit të letërsisë dhe profesorit universitar Basri Çapriqi (1960-2018).
Përurimi do të mbahet në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, të shtunën, më 20 janar 2024, ora 18:00.