Të shtunën, me 29 shtator, do të bëhet përurimi i librit “Hapësirat Kulturore – Mbi Arkitekturën dhe Identitetin e Ulqinit, Mali i Zi”.
Libri është punuar nga Universiteti Teknik i Vjenës, përkatësisht Departamenti i Historisë së Arkitekturës dhe Arkeologjisë së Ndërtimit.
Ky publikim përfshin mendime të profesionistëve dhe përmbledhjen e punimeve të bëra gjatë periudhës mars – shtator 2017, nga studentët e arkitekturës të Universitetit Teknik të Vjenës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës rreth ruajtjes së qëndrueshme të Qytetit të Vjetër të Ulqinit, respektivisht Kalasë së Ulqinit.
Botimi u financua nga Komuna e Ulqinit dhe Muzeu i Ulqinit, ndërsa editor janë prof. Caroline Jäger-Klein dhe Renate Bornberg.
Përurimi do të fillojë në ora 19, në Rezidencën e Balshajve në Muzeun e Ulqinit.