Të shtunën, me 22 prill, do të bëhet përurimi i librit “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi” të autorit Ruzhdi Hasanaga.
Ky student i Universitetit të Zagrebit me vite dhe plotë pasion ka grumbulluar thesarin popullor të shqiptarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi.
Përurimi i kësaj vepre do të fillojë në ora 19 dhe do të mbahet në ambientet e Qendrës për kulturë në Ulqin.