Këtë të shtunë, me 27 prill 2019, në sallën e Hotelit Mediteran, me fillim në ora 19:00, do të mbahen promovimi i dy librave me tituj: “Skicë historike mbi Malin e Zi” si dhe “E vërteta mbi Shqipninë dhe Shqiptarët” me autor ideologun dhe veprimtarin e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa.
Në këtë tubim do të flasin panelistët: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Dr. Nail Draga, Prof. Dr. Seit Mansaku, Prof. Mehdi Gurra.
Këtë ngjarje e organizon Instituti “IDEA” në bashkëpunim me Fondacionin Alsar nga Tirana.
Në fund koktej dhe libra FALAS.