Në Galerinë e Qendrës për kulturë të shtunën, më 13 dhjetor, me fillim në ora 18, do të mbahet promovimi i librit “Përtej lajthitjes” të shkrimtares së re dhe të talentuar Flurut M. Mustafa.
Ky është libri i saj i parë.
Mustafa është bërë e njohur me rolin e Dulçinesë në dramën kulte “Servantes dhe Dulçinea” të regjisorit Munib Abazi, e ku ajo ishte edhe skenariste.