Të shtunën: TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR POZITËN E FEMRAVE

Ulqin, Ulcinj, PanoramaTë shtunën, më 13 shkurt, me fillim në ora 18, në hapësirat e shkollës së muzikës në Ulqin do të mbahet tryeza e rrumbullakët me temë: Femra, dora, që tund ardhmërinë e një populli, pozita e saj sot dhe problematikat, qe kërkojnë zgjidhje” e organizuar nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në koordinim me degën në Ulqin.

Ky takim mbahet  me rastin e 10 vjetorit te mbajtjes se Kuvendit te parë në Ulqin

Do të marrin pjesë figura të ndritura të kombit shqiptar si: Zenepe Luka, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Tefta Radi, Vllasova Musta, Vitore Sallaku dhe Migena Arllati. Do të ketë edhe të ftuara nga Presheva dhe Maqedonia.

Dr Zylfije Durakut- kryetarës së  degës” Nermin Vlora Falaschi”  në Ulqin do t’i ndahet medalja “Nderi i Fondacionit” nga kryetarja e Fondacionit Zenepe Luka, që deri tani e ka marrë vetëm Margarita Xhepa, artiste e popullit.

Referatin me temën “Femra, dora, qe tund ardhmerine e nje populli, pozita e saj sot dhe problematikat, qe kerkojne zgjidhje” do ta ligjërojë Hatixhe Nelaj, anëtare e kryesisë së Fondacionit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…