Përfaqësuesit e sindikatës në shumicën e ndërmarrjeve publike ku themelues është Kuvendi komunal i Ulqinit kanë paralajmëruar se do të tubohen të shtunën para ndërtesës së Komunës.
Tubimi është lajmëruar në mënyrë të rregullt në polici.
Pritet që gjatë ditës së sotme edhe organizata sindikale e Komunës të njoftojë se a do t’i bashkëngjitet këtij tubim.
“Dëshirojmë që me tubimin protestues të paralajmërojmë këshilltarët, të cilët mblidhen atë ditë, për dëmin që mund të na shkaktojnë të gjithë neve nëse nuk miratohen vendimet për rebalancin e buxhetit për këtë vit, hipotekën dhe huamarrjen kreditore të Komunës”, thanë sindikalistët.