Të tjerët shkruajnë: A KA KUPTIM FUSHATA PARAZGJEDHORE

Stari grad UlcinjZgjedhjet gjithnjë e më të shpeshta në nivelin lokal apo shtetëror dhe skena politike kryesisht në përbërje të pandryshuar shtrojnë pyetje të qartë: a ka kuptim fushata parazgjedhore, shtron pyetjen në komentin editorial të Portal Ulqinit. (Portal Ulcinja)

Përveç se do të shpenzohet sasi e madhe e parave në situatë aspak të mirë financiare (lexo bankroto i Komunës), të mbulohet gati çdo pjesë e dukshme e qytetit me pllakate me numrin e madh magjik të rrumbullakuar, zgjidhje konkrete të problemeve për daljen nga kriza me siguri nuk do të ketë.

E tërë skena politike më shumë ngjanë në ndonjë teatër në të cilin aktorët e njëjtë luajnë një shfaqje vite të tëra. Të gjithë e kanë të qartë që kjo shfaqje nuk ka asnjë kuptim, por vazhdon të mbijetoj duke iu falënderuar publikut të pa interesuar të cilët duke u kënaqur me kokoshka nuk vënë re që skena është rrënuar krejtësisht. Ulqini në këto zgjedhje do të hyj si anija “Costa Concordia”, derisa fundoset furishëm ekuipazhi i saj futen në anijet shpëtuese në krye me kapedanin e saj. Derisa ekuipazhi ikën me anijet e sigurta, qytetarët mbahen për një copë dru me trup të zhytur në ujin e ftoftë të mungesës së parave dhe përjashtimeve nga puna. Janë shkatërruar të gjithë motorët e qytetit, Kriporja numëron ditët, ndërsa  hoteleve të reja nuk i shihen gjurmët. Këtu nuk duhet llogaritur shtëpitë pak më të mëdha të cilat me mbishkrimin “hotel” në tarracat e veta mund të mashtrojnë statistikën, por jo edhe njerëzit të cilët punuan në “Rivierën e Ulqinit” në vitet e arta të turizmit ulqinak. Topi i nxehtë i përgjegjësisë do të përcillet nga një dorë në tjetrën edhe pse kolektivisht duhet të kapeshin për të meqë në devastim kanë marrë pjesë bashkë.

Ndoshta kampanja do të kaloj në frymën e përjashtimeve na puna, janë paralajmëruar 6000 pastrime nga organet shtetërore kështu që tani në vend të lojës kush do të ofroj më shumë vende pune do të kemi lojën kush do të ofroj më pak përjashtime nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…