Të shtunën mbrëma në Sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Ulqin, Teatri “Teuta” organizoi shfaqjen e radhës “Sy n’sy me Bashkimin”.
Pas Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq që ishte i ftuari specail i edicionit të kaluar, kësaj radhe protagonistët e mbrëmjes ishin kryetarët e dy komunave shqiptare në Mal të Zi, Omer Bajraktari dhe Nik Gjeloshaj.
Batutat e shumëta, bisedat relaksuese, por edhe rrëfimet e sinqerta u duartrokitën gjatë nga publiku ulqinak, por edhe ai tuzjan që nuk mungoi gjatë kësaj nate plotë humor e të qeshura pa fund.
Për muzikë të mirë gjatë kësaj nate u kujdesën dy artistët vendas, Eliza Markiq dhe Husein Icko Hasanaga.