Shfaqja e parë me të cilën grupi teatral “Teuta” do t’i prezantohet publikut të Ulqinit do të luhet të enjten dhe të premten, me 16 dhe 17 mars, mëson Portali Ul-info.
Premiera e dramës “Nana” do të organizohet në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë, me fillim në ora 20.
Regjinë për këtë dramë e nënshkruan Munib Abazi, asistenti i tij është Edina Mustafiq, skenografinë dhe kostumografin e ka bërë Jetmira Hoxha, muzikën e shkroi Ardian Hasanaga, ndërsa rolet kryesore i luajnë Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti – Zeçeviq dhe Bashkim Alaj.