Në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” do të zhvillohet sot një konferencë për mediat ku do të prezantohet për herë të parë në Shqipëri trupa e teatrit “Teuta”, Ulqin, me shfaqjen “Nëna”.
Shfaqja ”Nëna” flet për jetën e një familje, në kushte jo shumë të mira financiare, vjen e keqësohet në momentin kur zonja e shtëpisë, mbetet e ve (vejushë) në moshë shumë të re. Një grua shtatzanë, e cila nuk di si të mbijetojë në një shtëpi të vjetër, të ftohtë, shpirti i saj ngrohet momentin kur sjell në jetë foshnjën e vet. Gëzimi i saj sa vjen e shtohet momentin kur e bën burrë, dhëndër. Mirëpo jo çdo gjë shkon në familjen e tyre, si më parë. Anëtarja e re e familjes, nusja e djalit, mundohet të menaxhojë shtëpinë siç ajo dëshiron, arrin të ndërrojë sistemin e jetesës, dhe krijon konfliktet e para me të ëmën e djalit, si dhe t’i acarojë marrëdhniet, nënë e bir.
Fillon lidhja e tyre si prind dhe fëmijë të ftohet, deri në atë pikë saqë djali heq dorë nga përkujdesja ndaj të ëmës, dhe vendos të largohet nga shtëpia bashkë me gruan e vet. Ndërsa, çifti i cili u largua nga shtëpia për një jetë më të rehatshme, ata nuk arrijnë të gjejnë qetësi mbasi që problemi ishte po te ata të dy, të cilët nuk arritën kurrë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Kjo shfaqje do të luhet me datë 22 prill ora 19:00 në teatrin ‘Migjeni” në Shkodër, dhe më 24 prill ora 20:00 në TKEKS në Tiranë.