Anëtarët e Teatrit “Teuta” të Ulqinit, të udhëhequr nga drejtori Munib Abazi, i kaluan ditët e mëparshme në Turqi.
Me atë rast, ata biseduan me përfaqësues të disa teatrove në Stamboll, si dhe me producentë nga ai qytet. U arrit një marrëveshje për të realizuar një shfaqje së bashku.
Abazi dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan gjithashtu Konsullatën e Përgjithshme të Malit të Zi në Stamboll, si dhe misionin diplomatik të Kosovës.
Anëtarët e “Teutës” qëndruan në atë vend me ftesë të Arbnor Muratit nga Ulqini, i cili pas studimeve jeton dhe punon në Turqi.









