Nënë Tereza, fituesja e çmimit të Nobelit për paqen, të dielën do të shpallet shenjtore – 19 vite pas vdekjes së saj.
Për shenjtore do ta shpallë në Tregun e shën Pjetrit në Romë papa Françesku, ndërsa pritet që në këtë akt do të jenë të pranishëm qindra mijëra besimtarë.
Me këtë rast, tek busti i nënë Terezës në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, do të vendoset video-monitori në të cilin qytetarët do të kenë mundësi drejtpërdrejtë të përcjellin këtë ceremoni.
„E vogël me trupë, e madhe në besim, nënë Terezës iu besua misioni i përhapjes së dashurisë së Zotit ndaj njerëzimit, sidomos për më të varfrit“, njoftoi Vatikani.