Nga Drejtoria e policisë është njoftuar që punonjësit e policisë kufitare detare në Shpatull, afër lumit Buna, kanë gjetur makinën e tipit “opel”, në pronësi të një shtetasi të Polonisë, i cili të hënën lajmëroi vjedhjen e makinës.
Ai tha që makina është grabitur derisa ishte e parkuar në afërsi të një restoranti në Adë të Bunës.
Nga policia theksojnë që po ndërmerren masat dhe punët në identifikimin dhe gjetjen e autorit të kësaj vjedhje.