Tek Ulqini: U DËNUA KAPEDANI I PESHKAREXHES NGA SHQIPËRIA

kocarica.4Inspektorët për peshkim në det zënë gjetur katër persona në peshkim të paligjshëm në objektin lundrues “Leon” me gjatësi mbi 24,5 metër, gjerësi mbi gjashtë metër, i cili ka lundruar nën flamurin shqiptar. Personat e gjetur kanë peshkuar me rrjeta të peshkarexheve, ndërsa në anije gjatë kontrollit janë gjetur rreth 200 kilogram peshk.

Duke marrë parasysh kundërvajtjen e kryer të peshkimit pa leje të paraparë, Inspekcioni për peshkim në det ka dorëzuar kërkesën për inicimin e procesit gjyqësor në Organin rajonal për kundërvajtje në Ulqin i cili kapedanin e anijes e dënoi 750 euro, si dhe ndërmori masën mbrojtëse të sekuestrimit të përkohshëm të anijes, peshkut dhe mjeteve të peshkimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi