Telefoni SOS për femra  dhe fëmijë viktima të dhunës Ulqin: Tryezë e rrumbullakët “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave”

Telefoni SOS për femra  dhe fëmijë viktima të dhunës Ulqin organizon tryezën e rrumbullakët: “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave”, ku do të përfshihen përfaqësues të gjyqësorit, policisë, qendrës për punë sociale, komunës së  Ulqinit, shëndetësisë, arsimit, sektori joqeveritar pas një sërë aktiviteteve të realizuara më parë: mbështetje telefonike, këshillim individual i përfituesve, person konfidencial, punëtori për fuqizimin grave me përvojë dhune, takime multidisciplinare, shtypja dhe publikimi i fletëpalosjeve informative, publikimi i Informatorit në dy gjuhësi për mbrojtje nga dhuna në familje, prodhimi  videos për rrjetet sociale, tryezë e rrumbullakët.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave”, financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili realizohet nga SOS telefoni për femra  dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, dhe që synon: Përmirësimin e pozitës dhe mbrojtjes së të drejtave të grave me përvojë të dhunës me bazë gjinore dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në përputhje me standardet e përcaktuara nga Konventa e Stambollit.

Tryeza do  të organizohet në hotelin “NOBEL” në Ulqin, më datë 17.09.2024 (e martë), duke filluar nga ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…