Telekom: INTERNET FALAS NË PESË LOKALITETE NË ULQIN

Malá Plaža a hradby mesta UlcinjTelekomi i Malit të Zi ka njoftuar që në pajtim me angazhimin strategjik që qasja në internet ti sigurohet numrit sa më të madh të qytetarëve, ka mundësuar përdorim falas të internetit në disa lokalitete në Ulqin.

Përdorimi falas i Wifi tani është i mundshëm në lokalitetet Riva MNE, restorant Plaza, City bar, Hoteli Otrant dhe Kopakabana beach restorant.

Siç thuhet nga kjo kompani, është planifikuar që ky shërbim deri në fund të vitit të mundësohet edhe në disa vende.

Përdorimi i Telekom HotSpot internetit është shumë i thjeshtë dhe nënkupton regjistrim të shkurtë në mënyrë që të sigurohet shkallë e lartë e sigurisë së shërbimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi