Telekomi i Malit të Zi ka vazhduar me zgjerimin e rrjetit me qëllim përmirësimin e mbulimit dhe cilësisë së shërbimit. Në periudhën prej më 2 deri më 9 tetor janë lëshuar në punë disa lokalitetet të reja 3G edhe në territorin e komunës së Ulqinit.
Lista e lokaliteteve të reja janë, përveç tjerash, Krruçi dhe një pjesë e rrugës Tivar Ulqin, Ada e Bunës dhe një pjesë e Plazhit të madh, si dhe vikend vendbanimet përgjatë lumit Buna, si dhe Peçurica dhe Dobra voda në komunën e Tivarit.
Përdoruesit e rrjetit telefonik Telekom, përveç përmirësimit të mbulimit, kanë fituar dhe përmirësimin e cilësisë së sinjalit telefonik si dhe qasjen në internetin mobil.