Edhe procedura e fundit tenderike për ndërtimin e rrugës prej Ulqinit deri në Krythë përfundoi në mënyrë të pasuksesshme, prandaj Drejtoria për komunikacion u detyrua të hyjë në procesin e ribërjes së tërë procesit, shkruan “Pobjeda”.
Siç theksohet, tenderi i ri do të hapet së shpejti, ndërsa fillimi i punës së kryesit eventual të punimeve nuk është i mundur të paktën deri në fund të shtatorit.
Nëse dihet që zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen me 9 tetor, atëherë është e pritshme që pak para kësaj date të shënohet solemnisht fillimi i punimeve në këtë aks me gjatësi 13,5 kilometër.
Parat për këtë punë, rreth nëntë milion euro, i siguroi Banka evropiane për zhvillim.