Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale.
Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre punimeve inxhinierike dhe ndërtimore është 475.207 euro.
Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të shpenzohet për asfaltimin e Bulevardit “Teuta”.