Tenis: CUNGU FITOI TURNEUN NË SLIVEN TË BULLGARISË

Rrezart Cungu fitoi turneun ndërkombëtarë të tenisit në qytetin Sliven të Bullgarisë për lojtarët deri në 16 vjeç. Ulqinaku i ri, i cili ishte i vendosur si bartës i gjashtë, në rrugën drejt titullit të kampionit ka humbur vetëm një set në pesë ndeshje, dhe atë nga bartësi i parë Rumuni Edris Fetisleam.

Cungu në rundin e parë ishte më i mirë se garuesi vendas Simon Ivanov (6:2, 6:0), pastaj e mundi dhe një Bullgar Zllatan Pallazov (6:2, 6:2), dhe në çerekfinale humbi setin e parë nga Fetisleami 4:6, por i fitoi dy të tjerë 7:6 dhe 6:0.

Në rrugën drejtë titullit i mbeten edhe dy Bullgar tjerë – Aswn Dimitrov në gjysmëfinale nuk kishte shans, sepse Rrezarti e fitoi 6:3, 6:3, e pastaj e mundi në finale dhe Alleksandar Llazarov (7:5, 6:2).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi