Klubi i tenisit “Bellevue” Ulqin dhe klubi i tenisit “Nec” nga Podgorica organizojnë “Montenegro Open 2014”, i cili fillon nesër në terrenet në Plazhin e madh. Në këtë turne marrin pjesë 90 tenistë dhe teniste deri në moshën 18 vjeçare dhe nga 26 shtete.
Meqë turneu është në listën internacionale, fituesi do të fitojë 40, ndërsa kundërshtari i tij 30 pikë.
Në vijim janë kualifikimet për pjesëmarrje në këtë turne.
Sponsor gjeneral i turneut është Cungu&Co.