Ulqinaku Rrezart Cungu mbrojti titullin e kampionit të Malit të Zi në tenis.
Ai në finale fitoi kundër Petar Jovanoviq me rezultatin 2:0, sipas seteve 7:6, 7:3.
Në rrugën drejt titullit Cungu ishte më i mirë se Marko Dragoviq dhe Aleksa Krivokapiq, po ashtu në dy sete.
Nikoqir i kampionatit ishte Klubi i Tenisit “Eminent” nga Podgorica.