Tenisti i Klubit të tenisit “Belvi” Genc Selita është fitues i turneut për lojtarë deri në moshën 16 vjeç i cili këtë javë është luajtur në terrenet e klubit “As” nga Podgorica.
Ai në ndeshjen finale fitoi Nikolla Medenica nga KT “Nikshiq”.
Kjo fitore bëhet akoma më e rëndësishme kur e dimë që Medenica është i renditur më mirë se Selita në rang listën e meshkujve të Federatës së Malit të Zi të tenisit deri në moshën 16 vjeç.