Në turneun në Podgoricë i cili këtë javë është mbajtur nën organizimin e KT “Eminent”, pjesë e Asociacionit evropian të tenisit (ETA) për lojtarë deri në 16 vjeç, tenisti i ri nga Ulqini Rrezart Cungu ka arritur sukses të dyfishtë.
Ai në finalen për meshkuj ka humbur nga favoriti Marko de Rosi nga San Marino (6:2, 6:3), derisa në çift me Boris Butulija nga Serbia Cungu fitoi vendin e parë në dubl në këtë turne.