Farmacia “Galen”, e cila ndodhet përball pazarit të Ulqinit, në qendër të qytetit, ishte në shënjestër të vandalëve. Një sulmues i armatosur ka hyrë rreth orës 14:15 minuta në këtë dyqan dhe kërkoi nga pronarja që tija jap parat që ka. Ndërkohë ai e goditi atë dhe pastaj u largua nga farmacia duke mos marr asgjë.
Në vend ngjarja shpejt erdhi policia e cila morri shenjat e gishtërinjve, derisa pronarja e farmacisë po rikuperohet nga goditja dhe shoku që përjetoj.
Në polici pohojnë që janë në gjurmë të sulmuesit. Po ashtu thuhet që në Ulqin këto ditë ndodhin shumë grabitje të vogla.