Partia demokratike e socialistëve dhe përfaqësuesit e partive shqiptare negociojnë për dhënien e statusit të komunës për Tuzin, pa mbajtjen e referendumit konsultativ, shkruajnë “Vijesti”.
Sipas thënieve të kësaj gazetë, nënkryetari i PDS Svezozar Maroviq tenton të arrij marrëveshje me përfaqësuesit politik të shqiptarëve modelin në bazë të cilit Tuzi do ti kishte të gjitha ingerencat e komunës, përveç që do të rrinte në kufijtë administrativ të Podgoricës dhe që shumën e buxhetit total do të ja caktonte qeverisja në Podgoricë.
“Vijesti” citojnë njërin nga përfaqësuesit e negociatave nga ana e shqiptarëve i cili thotë që matematika e zgjedhjeve është e qartë: me daljen e Tuzit nga përbërja e komunës së Podgoricës PDS do ti humbiste zgjedhjet në Podgoricë.