Saktësisht në ora 3.54 minuta Ulqinakët sot në mëngjes i zgjoi tërmeti i fuqishëm. Fuqia e dridhjes në epiqendër, e cila ishte në Durrës, ishte me magnitudë 6,3 Rihter, gjegjësisht rreth nëntë shkallë sipas Merkalit.
Ky është tërmeti më i fuqishëm që e goditi Ulqinit pas atij nga viti 1979.
Akoma nuk dihet a ka shkaktuar dëme në objekte.
Prej mbrëmë rreth orës 22 Durrësin dhe rrethinën e preken një sërë tërmetesh, ndër të cilët ishte i fuqishëm edhe ai i mëngjesit të sotëm në ora 7.08.