Thaçi: MALI I ZI ËSHTË SHTET EDHE I SHQIPTARËVE

Hashim ThaciNënkryetari i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se gjatë vizitës në Ulqin do të bisedojë për bashkëpunimin e Kosovës dhe komunave në këtë shtet me komunën e Ulqinit.

Ai në intervistë për Televizionin e Malit të Zi ka vlerësuar se ishte vendim i guximshëm i Prishtinës që të përkrah Shqiptarët në Mal të Zi të marrin pjesë në institucionet malazeze. “Ky është shtet i tyre, ku realizojnë të drejtat e tyre, ku afirmohen, janë të përfaqësuar në Kuvend, Qeveri dhe diplomaci”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës duke shtuar se “gjithmonë ka mundësi të bëhet më shumë, por është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi ekziston, pavarësisht në disa mosmarrëveshje”.

“Është krijuar traditë e bashkëpunimit të mirë dhe besoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen, për çka falënderoj edhe Qeverinë e Malit të Zi e cila ishte afër, e cila i ka dëgjuar, kuptuar, e cila ka realizuar projekte të rëndësishme për ekonominë, si dhe për familjet e tyre, projekte infrastrukture, projekte në arsim, kulturë, shkencë dhe segmente tjera”, theksoi Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi