Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se pakica nacionale malazeze është pjesë historike e Kosovës, në të njëjtën mënyrë si pakica nacionale shqiptare është pjesë historike e Malit të Zi.
Thaçi, i cili nesër vjen në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ka thënë se gjatë takimit me zyrtarët më të lartë malazez do të theksojë marrëdhëniet miqësore të dy shteteve. “Do të tentojmë të krijojmë bazën për ndërthurje më të madhe, për shkëmbim më të madh të mallrave dhe më shumë bashkëpunim”, tha ai në intervistë për “Pobjeda”.
Sipas fjalëve të tija, Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Malin e Zi. “Jam i lumtur dhe shpresojë që fëmijët tanë dhe fëmijët tuaj do të kenë mundësi të njoftohen më mirë tani kur Kosova dhe Shqipëria kanë hapur autostradën e re, e cila udhëtimin drejtë Malit të Zi e bënë më të shpejt se kurrë më parë”, shtoi zëvendëskryeministri i Kosovës.








