Ullishtarët e Ulqinit deri pak kohë më parë e kanë vlerësuar bërsinë (atë çfarë mbetet mbas përpunimit të ullinjve) si mbeturinë të cilën duhet hedhur diku larg me traktor.
Atëherë, pak e nga pak, kjo lëndë filloi të shfrytëzohet si pleh i dobishëm, si dhe për ndezjen e zjarrit.
Me makinat e reja të cilat prodhohen në Itali bërsia ndahet në lëndë djegëse dhe pleh. Me këtë mjet nxirren bërthamat, kilogrami i të cilave në treg vlen pak më shumë sa gjysmë litri naftë.
Kështu, për shembull, këtë sezon një prodhues i vajit në Kroaci nxori 100 tonë bërthamë. Kjo është njëjtë sikur të kishte nxjerr 60 tonë, gjegjësisht 60.000 litër naftë!?