Thesar në Shqipëri: 100 RRENJË ULLINJ 1000-VJEÇARË

Në Shqipëri fatmirësisht ekzistojnë afro 100 rrënjë ullinj, mosha e të cilëve pas analizave rezulton të jetë afro 1000-vjeçare. Duke folur për “Metropol” profesor Enver Isufi tha se “pas evidentimit të hollësishëm, kemi arritur në përfundimin se, drurët e ullirit, më të vjetër në vendin tonë ndodhen në disa nga fshatrat e Shqipërisë së Mesme, si në zonën e Elbasanit, Peqinit, Tiranës dhe pak në Durrës, dhe mosha e tyre mund të jetë ndoshta mbi 1000-vjeçare”. Specialisti i bujqësisë Isufi tha se “rasti në fjalë është një thesar për Shqiperinë, kemi evidentuar se në kodrat rrëzë malit të Dajtit, Petrelë dhe në qafën e Tujanit ndodhen disa nga ullinjtë më të hershëm të vendit, prej afro 1 viti ka nisur puna për t’i shpallur monumente natyrorë, të vizitueshëm nga turistë vendas dhe të huaj”. Ullinj të tjerë mjaft të vjetër në moshë, ndodhen edhe në afërsi të kalasë së Petrelës dhe mund të shihen edhe nga kulla e saj, ato kanë një diametër prej disa metrash dhe gjatë rritjes shumëshekullore duket qartë edhe zgjerimi me fidanë të lindur pranë rrënjëve të vjetra”.

Sipas zotit Isufi specialist i bujqësisë, “përcaktimi i moshës së ullinjve nuk është i thjeshtë dhe ai mund të bëhet vetëm në laboratorë të profilizuar, por mosha e ullinjve që janë marrë në studim disa herë i kalon 1000 vitet, Shqipëria jonë ka një traditë shumë të mirë në kultivimin e ullinjve, të dokumentuar të paktën që nga koha e Skënderbeut”. Në kushtet e mbjelljes masive të fidaneve të rinj që subvencionohen, kujdesi dhe rivlerësimin i ullinjve qindravjeçarë përbën një nxitje brilante për vazhdimësinë e kësaj tradite. Prof. Enver Isufi në vitin 2006 ka botuar librin “Bisedë me Ullirin”, i përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera. Ai ka mendimin se, “drunjtë e ullirit që janë evidentuar si 1000-vjeçarë, dhe që janë fat i madh për ne, të shpallen Monumente të Natyrës, pasi ka mjaft shkencëtarë dhe turistë që kërkojnë të shofin, fotografojnë dhe të njihen nga afër me këto drurë të mrekullueshëm sa të dobishëm aq edhe të bukur dhe piktoreskë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi