Thirrje e hapur për ofertues: Kërkesë për ofertë për akomodim dhe ushqim

Nga: OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP)

Lënda: Kërkesë për ofertë vjetore për ofrimin e akomodimit dhe ushqimit për organizimin e trajnimeve

 

OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) fton ofertuesit e interesuar dhe të kualifikuar të paraqesin një ofertë vjetore për ofrimin e akomodimit dhe ushqimit për organizimin e trajnimeve, në Ulqin, Mali i Zi. 

OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) në rrjedhën e zbatimit të projektit “Harmonizimi i paqes dhe pajtimit: Një qasje holistike për Ballkanin Perëndimor” planifikon të organizojë tre trajnime 8-ditore për pjesëmarrësit nga Kosova në vitin 2026. 

 

Dorëzimi i ofertës

Oferta duhet të jetë ofertë financiare duke u bazuar në specifikat në vijim.

 

Çdo ofertë e paraqitur duhet të përfshijë:

  • Oferta të përmbaj çmimin për secilin trajnim dhe gjithashtu për tre trajnime në total për vitin 2026.

–        Çdo trajnim do të përbëhet nga 18 pjesëmarrës – 8 netë, pansion i plotë.

–        Çdo trajnim do të përbëhet nga 5 persona (ekipi i trajnimit) – 12 netë, pansion i plotë.

 

Trajnimi i parë për këtë vit është planifikuar të mbahet në datat:

–        17-25 prill 2026 – për pjesëmarrësit dhe përkthyesit e trajnimit

–        14-26 prill 2026 – për ekipin e trajnimit

–        ndërsa dy trajnimet tjera do të mbahen gjatë vitit 2026.

  • Përdorimi i sallës për trajnim
  • Në ofertë duhet të përfshihet një pije jo-alkoolike për drekë dhe darkë.
  • Si dhe në ofertë duhet të përfshihen dy pauza për kafe (ku do të shërbehet kafe, çaj, ujë natyral dhe ujë i gazuar).
  • Ujë natyral të ofrohet gjatë seancave të trajnimit.
  • Akomodimi i pjesëmarrësve te jetë në dhoma dyshe.

 

Shënim: OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) po planifikon të organizojë trajnimet gjatë periudhës jashtë sezonit të verës.

 

Afati kohor

Ofertuesit e interesuar mund të dergojnë ofertat e tyre jo më vonë se 27 shkurt 2026, deri në orën 17:00.

Ofertuesi i përzgjedhur, si dhe të gjithë ofertuesit e tjerë, do të informohen për vendimin e OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP), pas datës 4 mars 2026.

Ju lutemi ofertat të dërgohen në gjuhën angleze në e-mail adresën: anp.procurements@outlook.com

E mirëpresim ofertën tuaj dhe bashkëpunimin në të ardhmen. Sapo të marrim ofertën tuaj, ANP do t’ju informojë.

Data dhe vendi: 18.02.2026, Gjilan

 

Me respekt,

 

OJQ Aksioni kundër dhunës

dhe Ndërtimi i Paqes (ANP)

Rr.Mulla Idrizi C/17

60 000 Gjilan

Republika e Kosovës

Mob. +383 44 211 895

E-mail: anp.procurements@outlook.com

Website: www.anp-ks.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi