Mbasi që ka përfunduar sezoni kryesor turistik, është e udhës që organet kompetente komunale të heqin shënjat e komunikacionit për ndalim parkimi në pjesën e ngushtë të qytetit të cilët vlenin deri atëherë.
Sepse, në bazë të tyre policia këto ditë masovikisht shkruan dënime të gjithë atyre që parkohen në ato pozicione në Plazh të vogël dhe rrugën kryesore të qytetit.
Përndryshe, në një anketë e cila është kryer gjatë verës turistët kanë thënë që në Ulqin përveç hoteleve dhe vendeve për argëtim shumë mungojnë edhe vendet e parkimit.