Sot ne Komunën tone qëndruan për vizite pune përfaqësuesit e Agjencisë Turke për zhvillim – Tika, te kryesuar nga Drejtori z.Mustafa Yazici.
Ata u priten nga Kryetari I Komunës Z Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtoret e tij.
Takimi kishte karakter njohjeje, por u preken dhe shume fusha ku Agjencia ne fjale mund te ndihmoje.
Komuna e Ulqinit insiston ne restaurimin e monumenteve te trashëgimisë kulturore siç është hamami me objektet përcjellës, kalldrëmimi i rrugëve te Kalasë, sanimi i krojeve, Urës se Klleznes dhe objekteve te tjere qe bartin vlera kulturore per Qytetin dhe vizitoret.
Nga ana tjeter, perfaqesuesit e TIKes shprehen gadishmeri per vazhdimin e bashkepunimit duke theksuar qe per momentin me Bashkesine Islame te Ulqinit jane duke zhvilluar punime ne Xhamine e Namazgjahit mirepo, nuk perjashtuan mundesine e mbeshtetjes se projekteve edhe ne sektore te tjere.
Agjencia TIKA ofron dhe asistence teknike qe synon permiresimin e infrastruktures.
Tika- nepermjet mbeshtetjes se projekteve ne sektore te ndryshem, ka per qellim, permiresimin e jetes se banoreve.
Ne takim u tha qe nga fillimit te punes ne Mal te Zi ne vitin 2007,per projekte jane ndare mbi 12 milion euro, nderkohe qe ne vit ne adrese te Agjencise mberrijne mbi 150 kerkesa-projekte nga te cilet perzgjidhen dhe mbeshteten 40 prej tyre.
Mysafiret i bene ftese Kryetarit te Komunes Fatmir Gjeka qe te vizitoje zyren ne Podgorice dhe te dorezoje projektet qe Komuna i vlereson prioritare. Ftesa u mireprit nga Kryetari Gjeka.