Forumi Imazh & Media organizoi të shtunën në Tiranë, Festivalin ndërkombëtar të imazhit shqiptar përmes së cilit vlerësohen personalitete të ndryshme, intelektualë e figura të kombit ndër vite për kontributin e madh që kanë dhënë.
Kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Prof. dr Astrit Memia vuri theksin në faktin se Forumi evidenton integrimin e elitarëve në politikë, diplomaci, art dhe kulturë.
Në këtë eveniment që është mbajtur në Akdeminë e Shkencave të Shqipërisë u nda çmimi edhe ish ministrit në Qeverine e Malit të Zi dhe ish kryetarit i Komunës së Ulqinit, politikanit Gëzim Hajdinaga, me motivacion: “Imazhi Shqiptar në qeverisjen e mire. Për kontributin në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi si dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.