Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe sekretari i Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Ulqinit, Dr. Agron Ibrahimi, do të marrë pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë.
Ai në kryeqytetin e Shqipërisë do të qëndrojë të premten, me 1 mars, me ftesë të ministres shqiptare për financa dhe ekonomi Anila Denaj në panelin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik – Atdheu dhe diaspora”.
Samiti i dytë i Diasporës shqiptare do të mbahet nga e enjtja deri të shtunën nën organizimin e Qeverisë së Shqipërisë.