Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë socialiste të Shqipërisë, i cili të shtunën u mbajt në Tiranë.
Në tubimin më të madh të socialistëve ishin të pranishëm nga Mali i Zi edhe lideri i Partisë socialdemokrate dhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, anëtari i Kryesisë së Partisë demokratike të socialistëve Halil Dukoviq dhe deputeti i Alternativës shqiptare në Parlamentin malazez Nik Gjeloshaj.
Drejtuesi i Partisë socialiste është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në prill të vitit të kaluar u shpall qytetar nderi i Ulqinit.