Duke marrë pjesë në një përurim libri, “Prostitutë më bëri nëna” të Bukurie Bushati, në galerinë e qendrës së madhe tregtare ETC, në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, më tërhoqen vëmendjen pikturat e varura në mur.
Në mesin e tyre kishte edhe asosh me motive nga Ulqini. Zaten, kjo më shtoi kurreshtjen që të di kush është autori. Administratorja e Galerisë, Vjollca,me një respekt të veçantë më tregon se autori i pikturave është bashkëshorti i saj, Azem Koçana. Ai kishte qenë në Ulqin e Plavë në aktivitete të arteve pamore. “Ajo çka më impresionon është ngjyra, forma, ndryshimi i dritës dhe koloreve”, citohet të ketë thënë Koçana.
“Frymëzimi për Azemin është gjithmonë natyra, por Ulqini ka edhe Kalanë dhe sidomos rrugicat dhe banesat në qytet, arkitektura e tyre.Gjithashtu pershtypje shume i kishte bërë edhe respekti i njerëzve për artistet shqiptarë, shprehet Vjollca.
Bashkëshortja e piktorit Koçana thotë se Azemi me shumë kënaqësi do të prezantohej me ekspozitë personale po u krijuan kushtet e nevojshme atje në Ulqin.