Tiranë-Ulqin, 14 nëntor 2016- Dje, ditën e diel, në Tiranë u mbyll Panairi i librit “Tirana 2016”. Edhe sivjet kjo festë e vërtetë e librit, solli tituj të shumtë të autorëve shqiptarë dhe të huaj,duke tërhequr vëmendjen e adhuruesve të librit.
Nga Mali i Zi,botimet e tij i prezantoi Enti i Librit dhe Mjeteve Mësimore, në kuadër të të cilit u ekspozua edhe libri më i ri i autorit nga Kraja që jeton e krijon në Ulqin, Ibrahim Berjashit.Vepra e tij me tregime për fëmijë ka titullin “SIRENA E LIQENIT”, me redaktor prof. E Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Dimitrov Popoviq.
Me rastin e prezantimit në stenden e ELMM të Panairit,merrnin pjesë ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Dushan Mrdoviq, drejtori i Entit të librit dhe mjeteve mësimore të Malit të Zi, Radisha Shqekiq,homologu i tij nga Prishtina,Prof. Dr.Xhevat Syla,MA Ismet Kallaba,kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”,Qazim Muja,përkthes i spikatur nga gjuha shqipe në gjuhët slave dhe anasjelltas,Prof.Dr.Astrit Bishqemi,pedagog në Univeristetin e Elbasanit, tha se ka bërë një analizë të tregimeve të shkrimtarit Berjashi,shkrimtari dhe studiesi i letërsisë për fëmijë nga Vlora,Pandeli Koçi,gazetari dhe shkrimtari nga Rugova , Bajram Sefaj,Zana Tako,shkrimtare nga Tirana e shumë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.
Një respect meriton stafi i ELMM, me në krye redaktorin e librit, Dimitrov Popoviq për mirëpritjen edhe prezantimin e “Sirenës së liqenit”, me mjetet përcjellëse bashkëkohore dhe shumë afirmative.
“Është një kënaqësi dhe privilegj,se për herë të parë në krijimtarinë time 47- vjeçare letrare dhe publicistike,në kryeqytetin shqiptar të prezantohet libri tim më i ri mes miqëve,kolegëve,autoriteteve të Ambasadës së Malit të Zi në Panairin e librit “Tirana 2016”,- u shpreh Berjashi.
Ai shtoi se kjo pjesëmarrje e juaj,nuk më nderon vetëm mua, botuesin,por edhe të gjithë shkrimtarët shqiptarë në Malin e Zi,nxit bashkëpunimin edhe më shumë mes institucioneve të dy vendeve fqinje,afirmon vlerat kulturore dhe identitetin e shqiptarëve në Malin e Zi.
Në aktin e prezantimit solemn të veprës së shkrimtarit Ibrahim Berjashi,ishin të pranishëm edhe z. Agron Gjedia,kryetar I Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyqi” dhe bashkëpunëtorja e tij,Xhane Hasanaj.Ata uruan ELMM për botimet në gjuhën shqipe.
Në foto:Shkrimtari,Ibrahim Berjashi pranë standit të ELMM në Panairin e librit në Tiranë