Tiranë: “SIRENA E LIQENIT” E IBRAHIM BERJASHI NË PANAIRIN E LIBRIT

 

Ibrahim BerjashiNë Panairin e librit “Tirana  2016”, i cili mbahet nga data 9 deri më 13 të këtij muaji, në standin e Entit të librit dhe të mjeteve mësimore nga Podgorica, të enjten do të prezantohet edhe libri me tregime për fëmijë i shkrimtarit nga Kraja, që jeton e krijon në Ulqin, IBRAHIM BERJASHI.

Libri ka një titull shumë simbolik “SIRENA E LIQENIT”, ku janë përfshirë tregimet më të suskseshme të këtij autori.

Përzgjedhjen, redakturën dhe parafjalën e ka bërë DIMITROV POPOVIQ, redaktor i botimeve shqip në ELMM të Malit të Zi.

Libri është shoqëruar me ilustrime të shumta edhe një përgatitje tërheqëse dhe funksionale  teknike dhe estetike.

Pritet që në aktin e prezantimit të autorit Berjashi, të jetë e pranishme udhëheqja e Shoqatës së artistëve dhe intelektualëve “ART CLUB” etj.

Sa jemi në dijeni, ky është libri i dytë në gjuhën shqipe, të cilin e boton Enti i librit dhe mjeteve mësimore të Malit të Zi.

Ai, së bashku me librat tjerë që bartin firmën e këtij enti, do të prezantohet në panairët në Mal të Zi dhe ato rajonale, ndërsa një përurim i “SIRENËS SË LIQENIT” do të bëhet edhe në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi