Në zgjedhjet e mbajtura dje në Tivar dhe komunë urbane të Tuzit partitë nacionale kanë arritur rezultate të dobëta.
Në Tivar ato kanë marrë pjesë në koalicion me partitë boshnjake-muslimane dhe kanë fituar gjithsej dy mandate. Këshilltar në përbërjen e re të KK të Tivarit do të jetë Ismail Doda nga Lidhja demokratike.
Atë që pritur, që nga ato të varet qeverisja në qytetin poshtë Rumisë, nuk është realizuar.
Është gati e sigurt që me ditën e djeshme ka përfunduar muhabeti i komunës së pavarur të Tuzit. Sepse, partitë shqiptare kanë fituar vetëm 7 nga 22 manadate në Kuvendin e komunës urbane të Tuzit.
Unioni demokratik i Shqiptarëve ka marrë pjesë në koalicion parazgjedhor me PDS-në, Partinë boshnjake dhe Listën për Tuz, e cila ka fituar 12 mandate, gjegjësisht shumicën absolute në Parlamentin e kësaj komune urbane.