Tivar: KATËR NJERËZ GJETËN VDEKJEN DUKE PASTRUAR PUSIN

Katër njerëz kanë humbur jetën gjatë pastrimit të pusit në lagjen Dobre vode në Tivar, lajmëruan Vijesti online, duke u bazuar në burime jozyrtare të policisë.

Kanë humbur jetën Demir Oleviq (29), dhjetë vite më i ri Vlladimir Jekniq nga Podgorica, Ejup Hoxhiq nga Zenica si dhe një djalë i ri, identiteti i të cilit nuk njihet ende.

Pusi është në pronësi të babait të Demirit.

Pusin ishte duke e pastruar Hoxhiqi dhe për këtë gjë ka përdorur pompën e cila punon me motor me djegie të brendshme.

Meqë një kohë nuk ka dal nga pusi, mbas ti në pus është futur dhe djali identiteti i të cilit ende nuk dihet. Mbasi që të dy mbeten në pus, mbas tyre shkoi dhe Oleviq, e pastaj dhe Jekniq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi