Gjatë kësaj jave duhet të formohet pushteti lokal në Tivar, mëson Antena M.
Siç tha për këtë medium kryetari i Këshillit komunal të PDS-së Zoran Srzentiq, partia e tij është një hap larg marrëveshjes me Partinë socialdemokrate. “E shqyrtuam platformën, parimet themelore, të cilat i paraqiti PSD, me të cilat ne u pajtuam, nuk folëm për çështje personale, por për këto që folëm deri tani arritëm pajtim të plotë, bisedat po shkojnë në drejtim të mirë, kështu që të martën do të kemi mbledhjen konstitutive, në të cilën do të verifikojmë mandatet”.
PDS dhe PSD mbas zgjedhjeve të 25 majit në Tivar kanë së bashku 21 nga 37 mandate.