Inspektorët e policisë kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë speciale për luftë kundër krimit të organizuar, dje në mëngjes kanë hyrë në Komunën e Tivarit. Lëndë e kontrollit janë të gjithë vendimet e udhëheqësisë në largim, në kry me kryetarin Zarko Paviqeviq, shkruajnë “Dnevne novine”.
Policia, siç është paralajmëruar, do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin e punës, kontratat me vlerë të disa viteve të fundit, vendimet, lejet. “Për shkak të rrjedhës së hetimit nuk mund të zbulojmë detajet, të cilat do të jenë në fokus të kontrollit dhe dyshimeve policore”, tha njëri nga bashkëbiseduesit e DN nga maja e policisë.
Për punën e dyshimtë të komunës së Tivarit është spekuluar vite me radhë, edhe pse policia dhe prokuroria deri tani nuk janë marrë seriozisht me dyshimet e shumta, të cilat lidheshin me kryetarin e Tivarit Zharko Paviqeviq.