Në mbledhjen e sotme për kryetar të ri të Kuvendit komunal të Tivarit u zgjodh Osman Subashiq (61), nënkryetari i deritashëm i komunës dhe anëtarë i këshillit qendror të PDS-së, njofton Portali Vijesti.
Me profesion jurist i diplomuar, Subashiq gjatë karrierës ishte ndihmës ministër i punëve të brendshme, drejtori i Sektorit juridik në ndërmarrjen “Rumiatrans”, si dhe sekretar i sekretariateve komunale.
Duke u falënderuar për zgjedhjen, ai tha që beson në përbërjen e re të KK të Tivarit dhe theksoi që kuvendi do të jetë i suksesshëm nëse të gjithë së bashku do të respektojnë ligjet, statutin dhe rregulloren e KK.