Tivari dhe Ulqini: Shën Gjergji – NJË NGA SIMBOLET E NDËRKULTURALIZMIT

Një nga festat që respektohet nga qytetarët e Tivarit dhe Ulqinit, ndërsa të shumtë janë edhe ato që e kremtojnë, është Shën Gjergji (më 23 prill sipas kalendarit të ri, më 6 maj sipas të moçmit). Bëhet fjalë për adetin e vjetër, për të cilin besohej se simbolizonte kufirin në mes dimrit dhe verës. Më vonë ai u lidh me Shën Gjergjin, mbrojtësin e Krishterë të bujqve, tokës, të korrave dhe bagëtisë, i njohur për nga legjenda e vrasjes së dragoit.

Është adet që atë ditë të lahet fytyra me ujë në të cilin ka lule, hahet buka, djathi i njomë, qepët dhe fiqtë. Mbi portën hyrëse të shtëpisë, një natë para Shën Gjergjit, varen kurorat e thurura nga lulet, e të cilët, siç besohet, i mbrojnë familjarët dhe sjellin mirëqenie dhe pasuri gjatë vitit. Fëmijët mbajnë hajmali nga bimët pranverore.

Edhe muslimanët festuan “Gjergjin e jeshil” dhe në Perandorinë Otomane shpesh e quanin (H)ederlez. Arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici njofton Romën në vitin 1610 se “në kisha për Shën Gjergj vërehen më shumë muslimanë se katolikë”. Sufitë e lidhnin me “të Gjelbrin” – hazreti Hidrin, njeriun e shenjtë në islam, të pajisur me dije të veçanta. Mirëpo, mësuesit musliman tregonin se “këto nuk janë adete fetare por popullore”. Mërrkotasit për Shën Gjergj drekojnë jashtë shtëpisë dhe pa rroba dimërore me shpresë se do të vijë vera e nxehtë. Çobanët vjelin atë ditë lulen e Gjergjit para perëndimit të diellit të cilën e grimcojnë hollë dhe ia japin bagëtisë.

Me solemnitet të veçantë u shënonte kjo ditë (Ederlezi) tek Romët dhe Egjiptianët e Ulqinit dhe Tivarit, të cilët herët në mëngjes i stolisnin shtëpitë e tyre me lule dhe degë të lulëzuara dhe e bënin ritin e larjes duke besuar se në këtë mënyrë i shporrin të gjitha të këqijat e vitit të kaluar.

Përndryshe, Shën Gjergji ishte mbrojtësi i qytetit të Tivarit, të cilit iu dedikua katedralja nga shekulli 12 në Tivar të Moçëm. Ajo për shekuj me radhë ishte seli e Arqipeshkvisë, qendre e jetës shpirtërore, arsimore dhe kulturore e qytetit dhe rajonit.

Katedralja më e madhe nga periudha venedikase në këtë pjesë të bregdetit u shndërrua dhe u riemërua në Xhaminë e Sulltan Ahmedit, e cila ishte krenaria e muslimanëve të Tivarit.

Në komunën e Ulqinit ekziston fshati Shën Gjergj, në bregun e lumit Buna.

Në maj banorët e Shestanit, në shpatet e Rumisë në Krajë, ardhjen e pranverës e kremtojnë duke stolisur trungjet e reja – banirët, të bindur se ky ritual sjell plleshmëri, pjellshmëri, sukses në punë dhe në jetë.

(Ky tekst u krijua në kuadër të projektit të promovimit të ndërkulturalizmit në Ulqin dhe Tivar, të cilin e financon Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave, nga Fondi për nxitjen e pluralizmit mediatik dhe shumëllojshmërisë së mediave.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja

Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL
Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra tëshkencave të ndryshmefilluan tëhulumtonin trashëgiminë kulturore të periudhës

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin
Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin

Periudha 1 – Malaria dhe eradikimi i saj (Kryeshefët të Stacionit shëndetësor: Dr Eva Hrastnik, Dr.Marko Popoviq) Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një

Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA
Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA

Mot me diell pritet në jug të Adriatikut në ditët në vijim deri të dielën, njoftojnë meteorologët. Të hënën temperatura e mëngjesit do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës rreth shtatë gradë Celsius. Siç