Tjetër debutim shumë i suksesshëm për vitin 2026 nga ekipi i Taekwondo Klub Ulqini!

Gjatë këtij vikendi, më 7 shkurt 2026, ekipi i Taekwondo Klub Ulqini u paraqit në dy aktivitete shumë të rëndësishme ndërkombëtare: Ligën Botërore në Austri dhe Kampionatin Ndërkombëtar për Fëmijë në Gjermani.

Ekipi i Ulqinit mori pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar për Fëmijë, i cili u zhvillua në Stuttgart më 07.02.2026. Në këtë aktivitet u paraqitëm me 6 sportistë, ndërsa garuesi Xhenan Tivari, për shkak të një lëndimi, nuk pati mundësi të garojë.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm për sportin e taekwondos morën pjesë rreth 500 sportistë nga 71 ekipe dhe 22 shtete të ndryshme.

Më të suksesshmit për ekipin tonë ishin Asija Kollari me 5 fitore dhe Denis Cobovic, të cilët fituan medaljet e arta 🥇🥇.

Nejra Dervishi dhe Rajana Bogdani, me nga tri fitore secila, arritën deri në finale dhe u shpërblyen me medalje të argjendta 🥈🥈.

Garuesit Gani Resulbegovic dhe Xhihan Maniq fituan ndeshjet e para, por u ndalën në ndeshjet e dyta, duke arritur të fitojnë medaljet e bronzta 🥉🥉.

Falënderojmë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme dhe maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin